AktualitetTë fundit

Kalon për gjykim çështja e inceneratorit të Elbasanit, refuzohet kërkesa e Kokës dhe Bllakos

Ka kaluar për gjykim çështja për inceneratorin e Elbasanit.

Mësohet se gjykata ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Alqi Bllakos, për gjykim të shkurtuar.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në seancën e kaluar ish-ministri Lefter Koka përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e akuzave penale, ndërkohë që të njëjtën kërkesë bëri edhe Alqi Bllako.

Koka deklaroi se ai nuk ka kryer shpërdorim detyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave. Po ashtu edhe Bllako përmes avokatit të tij, ka pretenduar se nuk ka asnjë rol në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

 

Fraksion.com