AktualitetTë fundit

Identifikohet viktima që u vetëdogj me benzinë në Durrës

Personi që u vetëdogj me benzinë të premten e kaluar në Durrës është identifikuar.

Ai ishte një 65-vjeçar nga Tirana, që sipas familjarëve kishte çrregullime mendore.

Engjëll K. u gjet të premten i djegur në ambjentet e një pallati të pabanuar në plazhin e Durrësit. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u deklarua se ai ishte vetëdjegur me benzinë.

Ndërkohë bëhet me dije se ende nuk është identifikuar gruaja që humbi jetën në një aksident automobilistik që ndodhi në autostradë pranë mbikalimit të Shënavlashit.

 

Fraksion.com