Video: Ushtari shpërthen në lot kur përqafon të mbijetuarin e tërmetit në Turqi
Një ushtar nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka përqafuar një të mbijetuar nga tërmeti në Turqi. Në momentin që i moshuari zbriti në lagjen Nazili të Aydin, ushtari është emocionuar dhe është përlotur para tij. Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale dhe janë bërë virale brenda një kohe të shkurtër.
Familjet që arritën t’i mbijetonin tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit u dërguan në lagjen Nazilli të Aydin. Ata do të streohehn në konvikte derisa qeveria turke të bëjë gati banesat e tyre të reja. Në mars pritet të fillojë procesi i rindërtimit.
Numri i viktimave ka arritur mbi 46 mijë ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Pas tërmeteve shkatërruese qytetarët janë mobilizuar për ndihmë.
Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti përfunduan dje, gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse – 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – goditën Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz – 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri – kanë mbetur të vdekur.