“Floriri që mori mbreti Zog”, drejtori i Arkivës Bido: Mori 40 milion USD florinj kur iku. Reagon princi Leka
Ka nisur debati për floririn e marrë nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.
“Ne botojmë dokumente çdo ditë, është pjesë e promovimit tonë dhe nuk ka asnjë arsye konkrete përse një dokument del në një moment apo në një moment tjetër, sesa është fakti që arkivistët tonë, gjatë punës së tyre të përditshme, shohin dokumente që janë pak të studiuara ose aspak të studiuara. Ka me mijëra dosje në arkivë që nuk janë hapur kurrë nga studiuesit që në çastin që janë përpunuar. Rrjedhimisht, para pak ditësh është botuar ky dokument në vazhdën e promovimit tonë. Bëhet fjalë për një dokument, ku një qytetar shqiptar me emrin Gjon Lusha, i raporton milicisë fashise se sipas informacioneve të marra nga pala greke, kur Mbreti Zog kaloi kufirin e Kapshticës për në Greqi, kishte një sasi prej 250 mijë napolona ari me vete, listohen edhe shifra që kishin edhe të tjerë personalitete që shoqëronin Mbretin Zog,”- theksoi ai.
Në të njëjtin emision, Princ Leka u shpreh se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlere të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara. Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.
Si qëndron puna me këto dokumente?
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 dhe sipas tyre, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani. Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.
Bido tha se 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, por me inflacionin sot, do të kapte vlerën e afro 40 milionë dollarëve.
Fraksion.com