Life StyleTë fundit

Qarkullon në rrjet çfarë fshihet në zarfin e kuq, Olta ka në dorë ‘fatin’ e 3 banorëve

Kanë mbetur edhe pak çaste derisa të mësojmë se çfarë fshihet pas zarfit të kuq, i cili ndodhet prej 2 ditësh në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania’. Zarfi i përket Oltës pasi ajo ishte fituesja e sfidës me litar, sfidë mes dy grupeve, mirëpo ai i Luizit humbi pasi Ermiona hoqi litarin.

Banorët kanë aluduar se ç’ka mund të jetë brenda saj. Disa mendojnë se Olta do ketë fuqi të dërgojë në nominim 3 persona ndërsa të tjerë dyshojnë se do ketë të drejtë të nisë e para një zinxhir. Por si po komentohet në rrjet?

Një foto e disa mesazheve të bëra ‘forward’ ( mbase nga dikush që merr informacion nga brenda produksionit) është publikuar online.

Aty shkruhet: Olta te zarfi i kuq ka zëvendëso personat që dalin në nominim me tre të tjerë.

Nëse kjo ndodh, me siguri Olta do dërgojë Luizin dhe Kiarën. Personi i tretë mbetet mister pasi tashmë ajo ka nisur një miqësi me Maestron, mirëpo çdo gjë mund të ndodhë.

 

Fraksion.com