Martohet Bledi Mane dhe Nita Latifi
Në shtëpinë e Big Brother u zhvillua dasma kosovare.
Vëllai i Madh vendosi të organizojë një dasmë tradicionale kosovare në shtëpi, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Duke qenë se Nita është me origjinë nga Prishtina e Kosovës, ajo u përzgjodh të bënte rolin e nuses.
Nusja ishte Nita dhe dhëndri Bledi që në të vërtetë nuk kanë një lidhje, por një pëlqim ekziston nga të dyja palët.
Nita zgjodhi si dhëndër Bledin, ndërsa kryetari i Bashkisë, i cili do lidhte kurorën e tyre ishte Luizi.
Gjatë ceremonisë madje pati edhe një puthje me këmbënguljen e banorëve dhe kryetarit të bashkisë që në këtë rast ishte Luizi.
Ndonëse ata nuk kanë shprehur ndonjë pëlqim për njëri-tjetrin, ata u puthën në buzë, në kuadër të lojës.
Atmosfera ishte e këndshme dhe banorët kërcyen me këngët e kënduara nga: Valbona, Maestroja dhe Luizi.
Fraksion.com