Life StyleTë fundit

Bullizim apo jo? Gjithçka që ndodhi sonte në përballjen e ashpër Armaldo-Luiz

Përçarja mes Luizit dhe Maestros u diskutua që në nisje të Prime të ‘Big Brother Vip Albania’. Largësia dhe arsyeja e Maestros u vu në qendër të vëmendjes, si nga banorët dhe nga opinionistët. Armaldo tregoi se pikënisja ishte ofendimi i Luizit për ‘burrërinë’ madje tregoi se pasi të dalë nga Big Brother do ndërmarrë një nismë kundër bullizmit.

Nga ana tjetër, Luizi tregoi se Maestro i ka pranuar batutat e tij që nga fillimi mirëpo pas debatit nuk do ketë më komunikim.

BISEDA:

Armaldo: Erdhi ky vendim tani se erdhi momenti i duhur mes meje e Luizit. Ndoshta para ditësh kemi duruar njëri-tjetrin në sensin e lojës, por kur ofendohesh pa arsye atëherë unë jam i detyruar të mbaj një qëndrim nga ai që bullizon, sepse ne duhet të shohim pak më larg. Ne na ndjekin dhe na imitojnë shumë. Mendova vajzën time, cfarë do të mendojë ajo nëse i përmendin epitetet që thuhen këtu. Unë do ta luftoj këtë fenomen dhe kur të dal do të bëj një fushatë sensibilizuese nëpër shkolla.

Në lojën e Luizit ka një problem. Ai tha se e kam bërë lojën që të dalësh i preferuar i publikut, por nuk e besova. Që nga ky moment unë kam mbajtur një qëndrim kundër. Ishte ai që më tha që nuk do të flas, nuk do të ofendoj dhe e bëri prape në dasmë ( të Nitës dhe Bledit). Unë nuk dua më të bie pre e provokimeve të Luizit. Nuk kam nevojë më për mbështetje. Unë dua që ky fenomen të marrë fund. Një fenomen që të nxjerr nga vetja.

Luizi: Ky që tha ky ka bërë dy këngë te njëra e kam pasur kor. Nga gjithë banorët ky i ka pranuar, shfrytëzuar, lejuar dhe qeshur batutat e mia. Ndryshe nga të gjithë banorët e tjerë. Unë nuk dua të marr merita, se as nuk nxjerr as nuk fus njeri këtu. Po unë nxjerr në pah gjeste. Olta deri dje ishte vetëm, shoh Armaldon që i afrohet e përqafon. I thashë kujdes, por leje vetëm atë dhe vazhdo lojën. Ai tha e di vetë. Në atë moment i thashë ti me mua nuk ke punë. Kur Armaldos i leverdis me i thënë zar, qesh. Pastaj vjen pas një jave thotë më bullizon. Unë e di sa frikë ka dhe sa e do këtë format. Ai sytë i ka pasur tek zarfi dhe cfarë do të bëjë Olta.

Armaldo: Nuk jam dakord. Unë dy ditë pas diskutimit më Luizit kam ndjenjur inaktiv. Nuk kam pasur marrëdhënie me Oltën. Lojërat më kanë pëlqyer, është e vërtetë. Por, deri kur është humor, pastaj zotëria (Luizi) e ngre e bën humor serioz. Një dhunim verbal unë nuk e quaj humor. Unë zarfin e kuq nuk e kam frikë, bëj lojën time. Në qoftë se ne kemi pasur një marrëdhenie e kemi pasur nga humori, por unë kurrë nuk i kam thënë se jam me ty. Unë jam vetëm.

Kiara. Sot u merzita shumë, kur Armaldo u ngrit e bër një fjalim. Ata janë dy banorët që i dua më shumë. Kemi ndarë gëzime. Të dy kanë faj. Nuk më pëlqen që jam mes dy zjarresh. Nuk më duken të tepruara shakatë, se Luizi i ka bërë, Armaldo i ka pranuar

Valbona: I thashë edhe sot Armaldos. Ne nuk po besojmë kur e ka me vërtetë dhe për lojë.

Bledi: Faji këtu po mbetet jetim.Janë gjithmonë katër persona që bullizojnë. Luizi, Olta, Maestro, Kristi. Këta poshtërojnë, përgojojnë gjithë dynjanë. Nuk po flas me Teatrin e Kukullave të Durrësit (me Oltën). Pasnesër do t’i shohësh duke u përqafuar. Maestro është pak pervers nga natyra. Maestro është një kartë e djegur

Nita: Pajtohem me Bledin. Unë i kam thëmë Maestros, je bërë kurban i shtëpisë. Je bë objekt argëtimi

Luizi: Këto nuk kanë cfarë flasin më, dhe hapin histori para Krishtit. Sipas Armaldos unë e paskam fyer, këto janë fjalë që i ka marrë nga banorët e tjerë. T’i përdor ky në një moment palidhje, nuk ia beson askush.

 

Fraksion.com