AktualitetPolitikëTë fundit

Zyrtari i DASH me ambasadoren Kim në Kryesinë në Kuvendit

Ka përfunduar takimi i zyrtarit të DASH me ambasadore amerikane Yuri Kim në Kryesinë në Kuvendit.

Ambasadorja Kim, e cila u shoqërua nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit, u takua me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.

Zyrtari i lartë amerikan ka mbërritur para dy ditësh në Shqipëri dhe qëllimi i takimit është rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Ky takim vjen një ditë pas seancën plenare të tensionuar në Kuvend, që solli dhe përjashtimin e 3 deputetëve demokratë.

Kështu pas bllokimit të foltores se Kuvendit, u përjashtua Edmond Spaho, Elda Hoti si dhe Sorina Koti.

 

Fraksion.com