AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

“Shqipëria është pranë jush!”, Begaj uron nga Parlamenti i Kosovës: Gëzuar pavarësinë, shtet përjetë!

Presidenti Bajram Begaj, i pranishëm në seancën solemne zhvilluar në Parlamentin e Kosovës në kuadër të 15 vjetorit të pavarësisë, u shpreh se Shqipëria e mbështet Kosovës në rrugëtim e saj drejt BE.

Gjithashtu theksoi se brezave të rinj duhet t’i lënë trashëgimi bashkëjetesën, harmoninë dhe jo ndasinë.

“I uroj sukses në rrugëtim e Kosovës në BE. Shqipëria është pranë jush. Ka mbështetur dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Kosova është shtet i pavarur, qeveria serbe nuk e ka ndalur aktivitetin e saj kundër Kosovës. Angazhimi i BE dhe SHBA-së shpreh rëndësinë që ka Republika e Kosovës për të ardhmen në rajon. Ne i bëhemi mbështetës bashkëkombësve tanë duke promovuar mirëqenien . Gëzuar Ditën e Pavarësisë Republikës së Kosovës. Shtet përjetë”, tha Begaj në seancën solemne në parlamentin e Kosovës.

 

Fraksion.com