AktualitetKosovaTë fundit

Seanca solemne në Pavarësinë e Kosovës, ​Kurti: Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë seancës solemne të 15-vjetorit të Pavarësisë të Kosovës se shpallja e pavarësisë është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar.

“Sikur sot 15 vite më parë në po këtë sallë 109 përfaqësues të zgjedhur nga populli i Kosovës hodhën firmat e tyre për Pavarësinë e Kosovës. Kontinetit të Evropës ju shtua edhe një shtet i ri, kurse botë perëndimore ju shtua edhe një vend ku vlerat demokratike janë thelbi i çdo kursi shoqëror”, ka thënë Kurti.

“Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë dhe secilës jetë të dhënë për lirinë e vendit”, ka thënë Kurti.

“Si mund t’i përmendim sot të gjithë ata që nuk ua dimë emrat, është fjala popull që tregon të gjithë ata”, ka thënë ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com