Gazetari ‘vë në provë’ për videon erotike, Berisha: McGonigal nuk ishte një turist seksi, por erdhi si një varrmihës i opozitës!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa lidhur me videon erotike për të cilën, kryedemokrati tha në parlament se dispononte ndaj zyrtarëve të lartë të PS.
Por Berisha nuk pranoi të japë më shumë detaje dhe theksoi se vëmendja ndaj MCGoginal nuk do të mund të largohet.
Pyetje: Zoti Berisha keni bërë një akuzë të rëndë ndaj zyrtarëve të lartë të PS dhe keni thënë se dispononi prova për një video erotike dhe kjo u bë shkak për përjashtimin e tyre. I propozuar deputetëve të bëheshit tre veta nga krahu i opozitës tre nga pozita por nuk u pranua. Ne gazetarët jemi gati një grup prej tri vetash
Berisha: Lufta politike nuk është problem kuriozitetesh. MCgonigal nuk ishte një turist seksi, por erdhi si një varrmihës i opozitës.
Fraksion.com