AktualitetPolitikëTë fundit

“Çështja McGonigal”, Rama: Opozita ta harrojë komisionin hetimor!

Kryeministri Edi Rama thotë se do të shkojë në Parlament kur të mbahet mocioni me debat për çështjen “McGonigal”.

Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për përjashtimet e deputetëve të PD nga Kuvendi, për të cilët tha që është një masë që e meritojnë.

Më tej kreu i qeverisë tha “Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp.”

Pjesë nga intervista

Unë nuk përjashtoj deputet se nuk jam kryetar i Parlamenti apo i komisionit përkatës, mashzoranca nuk  përjashton njerëz. Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp. Dhe ushtrojnë forcë për punimet e Kuvendit. Parlamenti është vendi ku ka të drejtë fjale gjithsecili dhe askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin. Për të bërë një votim shkarkim të kryetares së Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim. Parlamenti nuk është në funksion në atë që thonë për në funksion të një lufte të brendshme të tyre. Unë jam Kryeministri që kam qenë më shumë në parlament nga të gjithë kryeministrat e tjerë. Jam njeriu që jam angazhuar në debat dhe e thashë, duke pa dashje, u përfshirë edhe në situata, apo edhe në shkëmbime për të cilat nuk jam fare krenar. Nga ana tjetër unë nuk kam refuzuar të shkoj në një mocion me debat, unë do të shkoj në mocione me debat, jo për opozitat, por do të shkoj sepse e shoh të arsyeshme të shkoj për të komunikuar me zgjedhësit. Por mua nuk më detyron askush me forcë dhe për më tepër unë nuk jam sot ai që kam qenë vite më parë, kam të gjithë eksperiencën e mjaftueshme që të kuptoj që në një situatë zoologjike unë nuk kam fare punë dhe s’kam çfarë të bëj fare. Situatë zoologjike… Po-po-po. E them dhe e them me keqardhje dhe me një ndjenjë bashkëfajësie. Një situatë zoologjike ku siç e patë herën e kaluar ku pretendohej që unë të shkoja të jepja përgjigje dhe unë në fakt kisha bërë atë që është bërë rëndom edhe më parë e kisha deleguar interpelancë në fjalë. Por siç e patë aty janë dy grupe që nuk lënë njëra-tjetrën që të flasin dhe pastaj kush e ha është grupi i tretë që është dhe shumica.

 

Fraksion.com