“Turqia Një Zemër”, fushata në ndihmë për të prekurit e tërmetit mblodhi rreth 5.75 miliardë euro
Një fushatë në ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi, që u zhvillua në transmetim të drejtpërdrejtë në ekranet e televizioneve dhe radiove arriti shifrën rreth 5.75 miliardë euro, për dy orë.
Tërmeti që goditi Turqinë me qendër Kahramanmaraş me magnitudë 7.8 dhe 7.5 kanë prekur 13 milionë njerëz në Turqi në 10 provinca, ndërsa la pas mijëra viktima nën rrënoja dhe shtëpi të shembura.
Në këto momente vendi ka shumë nevojë për ndihmë monetare dhe fushata “Turqia Një Zemër” arriti vlerën 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lira, për të prekurit e tërmetit, ndërsa numri i mesazheve arriti në 9 milion e 10 mijë, transmeton Anadolu.
Transmetimi u zhvillua në 562 radio dhe 213 kanale televizive jashtë dhe brenda vendit kryesisht në TRT1, ATV, FOX, Kanal D, Kanal 7, Shoë TV, Star TV dhe TV8.
Në fushatë krahas shumë politikanëve, biznesmenëve dhe artistëve nga e gjithë Turqia dhe jashtë saj morën pjesë edhe emra kryesorë nga bota e sportit dhe burokracisë.
Fraksion.com