“Të vijë ose merrni 5 minuta kohë dhe zgjidhni një kryeministër tjetër”, Alizoti: S’bëhet shteti me mendere!
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti i bëri thirrje nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj që në seancën e Kuvendit të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.
Alizoti teksa sulmoi Ramën, theksoi se nëse ai nuk vjen në seancë, duhet të zgjidhet një kryeministër tjetër.
“Ai duhet të vijë t’i përgjigjet shqiptarëve. Mos të marrë guxim të vijë këtu? Turp. Ai që fliste nëpër telefona, lani duart dhe menderen, Nuk bëhet shteti me mendere. Është krizë institucionalë. Ose ta mbajë këtë pushtet, ose ta lërë. Ose merrni 5 minuta pushim dhe zgjidhni një kryeministër tjetër.”, tha ai.
Fraksion.com