Life StyleTë fundit

“Nuk më zinte gjumi”,Luizi sqarohet me Maestron: Të dua shumë!

Duket se lojës “presionuese” mes Luizit dhe Maestros i  erdhi fundi.

Ata janë sqaruar në dhomën e grimit së bashku, ku ishin prezentë dhe disa prej banorëve të tjerë që ishin në dijeni të lojës së Luizit.

Maestro i tha Luizit se ky i fundit e la pa gjumë nga gjithë ai presion.

Luizi i tha se ja ka bërë me dije që e ka lojën e rëndë.

Ai u shpreh se e bëri të gjithë këtë për të nxjerrë Maestron të preferuarin e publikut të shtunën.

Mbrëmjen e djeshme Maestro është ndjerë gjatë gjithë natës  në “presion” nga Luizi. Situata e tensionuar mes Luizit dhe Armaldos ka lënë dhe banorët e tjerë pa gjumë.

Në një bisedë me Oltën ai u shpreh se Luizi e ka intimiduar dhe  tallet me dinjitetitn e tij.

Armaldo tha se ai e ka toleruar për hir të lojës dhe spektakëlit, por nuk mund ta lejojë ta shkeli me këmbë.

Ai u shpreh se Luizi i ka kaluar limitet. Kupa tashmë është mbushur.

Debati:

Maestro: Nëse ky nxjerrë një fjalë ofenduese ndaj meje, o ky në shtëpi o unë. Nuk ka kthim mbrapa. Tallet me personalitetin tim, karrierën time që kam 20 vjet që e kam ngritur. Ja tregoj unë qejfin këtij e kush e ka bërë këtë.

Luizi: Me këtë “kush e ka bërë këtë”, ça do të thuash o çapaçul?

Maestro: Në kuptimin që  me mua  nuk tallesh dot.

Luizi: Mati fjalët se për Zotin e di ti si shkon më pas.

Maestro: Po dhe ti e di si shkon.

Luizi: Fli njëherë, dhe pastaj ta tregoj unë  ty dhe kush të ka bërë ty, meqë qenka puna kështu. Tingëllon mire?

 

Fraksion.com