“Na ka rënë në dorë një kasetë”, familjarët e viktimave të 21 janarit këmbëngulin sërish në SPAK: Takojmë Dumanin, nuk kemi besim te Prokuroria e Tiranës
“Ne na ka rënë në dorë një kasetë, audio ku flitet për mekanizmin që ka përdorur garda. Aty identifikohet zëri i komandantit të gardës ku thuhet të qëllohet në mish. E dorëzojmë këtë vetëm te SPAK se te prokuroria nuk kemi besim. Ka një ndikim politik nëse nuk merret, se përgjigjen ata duhet të na i jepnin me shkrim, ata ja kanë kaluar prokurorisë, por prokuroria nuk ka këllqe ta hetojë këtë gjë. Ata thonë nuk kemi prova… s’mund të na i refuzojë.
Pyetje: Takimi me Dumanin?
“Sot kemi ardhur të takojmë Dumanin, nuk u shoreh se cafr duhej bërë por na tha që duhej respektuar ndjekja e ccështjes nga prokuroria. Ata e mbajnë në sirtar, luajnë në ping pong. Ne do të kundërshtojmë në Gjykatën e Shkallës së Parë duhet të na japin shpjegim se pse e refuzojnë.”- tha ai.
Pyetje: Pse pikërisht sot kallëzimi?
“Ne s’kemi lidhje me politikën, veprojmë të pavarur, ata atë punë kanë. S’kemi lënë takim në SPAK”- përfundoi ai.
Fraksion.com