“Me kostum popullor dhe qeleshe mbi kokë, protestuesi ‘sfidon’ kordonin e policisë, hipur mbi një kalë
Një protestues ka befasuar me paraqitjen e tij në protestën e opozitës që po mbahet sot para Kuvendit.
I veshur me kostum popullor dhe me qeleshe në kokë, dhe flamurin Kuq e zi hedhur mbi supe, protestuesi që qëndronte sipër një kali i është afruar kordonit të policisë para Kuvendit.
Pamjet janë transmetuar live nga protesta. Teksa jashtë mbahet protesta, në Kuvend po vijon seanca plenare, mes tensioneve dhe debateve.
Fraksion.com