“Kuvendi pasarelë mode me para të vjedhura”, Berisha: Rama përdor Lindën e Parlamentit për të përjashtuar deputetët!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në protestën e zhvilluar këtë të enjte jashtë Kuvendit tha se kryeministri Edi Rama është kapur duke vjedhur.
Gjithashtu theksoi se kryeministri përdor kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për të përjashtuar deputetët demokratë nga Kuvendi sepse kanë frikë nga e vërteta.
“Ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD dhe as për pushtetin e PD, por për interesat e çdo qytetari, për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama është kapur me vjedhje në flagrancë dhe tani urdhëron Lindën e Parlamentit të përjashtojë deputetë. Nuk ka ndodhur as në diktaturë. Ju vini këtu dhe protestoni edhe për shqiptarët që nuk janë në Shqipëri”, tha Berisha, duke shtuar: “E kanë kthyer parlamentin në pasarelë mode, pasarelë e aksesorëve me para të vjedhura”.
Fraksion.com