“Keni fshehur Lindita Nikollën”, Topalli para Parlamentit: Në 3 mars në shesh. E imagjinoni ç’do bënte Rama nëse Berisha do t’i vidhte vulën?
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ironizoi sot në protestën e opozitës mungesën në seancë plenare të kryeparlamentares Lindita Nikolla.
“Kryetarin e Parlamentin e paskan fshehur sot. Kur ishin në opozitë merrnin mikrofona e artopolanta, por asnjë nuk i përjashtonte nga parlamenti. Përballja me krimin nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Përballja me fuqinë e korrupsionit, nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Mjafton që të vendosim që ky vend të mos shpopullohet më. Mjafton të vendosim të protestojmë. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton. Duke protestuar në shesh fiton të drejtën e dinjitetit”, tha Topalli.
“Në datën 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe. Kush lejon që të të vjedhin emrin, të të marrin vulën? Cfarë do bënte Rama nëse Berisha do ti kishte marrë selinë dhe vulën e PS-së? Ne nuk na ka vdekur as nervi politik dhe as nervi demokratik. Kërkojnë të eliminojnë opozitën. Opozitë janë të gjithë ata që nuk bien dakord me korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes”, u shpreh më tej anëtarja e kryesisë së PD-së.
Fraksion.com