AktualitetPolitikëTë fundit

Ka tensione në Kuvend, Alibeaj i kthehet Felajt: E nisët duke gënjyer, mos provokoni! Të vijë Rama dhe të japë sqarime

Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt që të zbatojë rregulloren, dhe sipas tij të kalojë në rend dite kërkesë-përgjigjet e kërkuara me kryeministrin Rama, mocionin me debat dhe çështjen për Komisionin Hetimor.

“Nuk mund të bësh predikime këtu. E nise duke gënjyer. Në Konferencën e Kryetarëve nuk është rënë dakord! Ka pasur kërkesë për pyetje përgjigje, ka pasur kërkesë për mocion me debat, dhe për komision hetimor, ju thatë i bashkojmë bashkë.

Ok, por nëse bashkohen bashkë do duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë vijuese. Ke detyrim ta vendosësh në rend dite. Mos provoko Parlamentin. Të vijë Rama dhe të japë sqarime. Këtë duhet të bëni ju. Mos vazhdoni me masa të tjera, për të përjashtuar pjesën tjetër të Parlamentit”, u shpreh ai.

Pas fjalës së Alibeajt, deputetët e opozitës kanë vijuar të fryjnë bilbilat, ndërsa fjalën e mori Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla. Më pas deputetit Spaho i është tërhequr vëmendja.

 

Fraksion.com