“Edhe 3 burra që janë do t’i bëjë si gra”, Kryemadhi: Rama ka përdorur McGonigal për të kërcënuar bizneset shqiptare!
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka punuar për të rritur të ardhurat e qytetarëve shqiptarë, por për t’i grabitur ata.
Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama ka përdorur McGonigal për të kërcënuar bizneset shqiptare!
“Ky ligj është vetëm për të vjedhur shqiptarët dhe për të paguar McGonigalët. Në fakt nëse ka institucion dhe ideologji që nuk i bëhet vonë për qytetarët është rilindja. Nëse do kishit interes për qytetarët do të kishin ndaluar inceneratorët. Po të donit të rrisnin fondet publike me paratë e qytetarëve nuk do të paguanit parkingjet e McGonigal. Problemi më i madh është që kemi një kryeministër të korruptuar, por tashmë më duhet t’i them edhe kryeministri i rublave. Një kryeministër që ka frikë të përballet. Ju paguani me paratë e qytetarëve shqiptarë çdo institucion të paligjshëm”, tha Kryemadhi.
Fraksion.com