“Cila është lidhja e bashkëshortit tuaj me Gjokutajn?”, Kryemadhi – Ibrahimajt: A u pranua dorëheqja juaj?
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë seancës së sotme plenare, i është drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, duke e pyetur se cila është lidhja e bashkëshortit të saj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së saj, Arlind Gjokutajt.
Ministrja u shpreh se nuk do të komentojë deri sa të vendosë drejtësia. Po ashtu Kryemadhi e pyeti gjithashtu nëse është pranuar dorëheqja e saj nga kryeministri Rama.
“Një pyetje për zonjën ministre, cila është lidhja e bashkëshortit tuaj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, dhe dorëheqja juaj a u pranua kur ndodhi ky fakt?”, tha Kryemadhi.
“Kjo është një pyetje totalisht jashtë rendit të ditës. Unë jam shprehur disa herë për çështjen kur them që ne nuk marrin përsipër të bëhemi as hetues e as gjyqtar e prokurorë, për çështje që janë në hetim. Nuk marr përsipër të zgjidh asnjë nga hallet tuaja pasi të shprehet gjykata e prokuroria atëherë do shprehemi dhe ne për këtë çështje”, u shpreh ministrja.
Fraksion.com