12 deputetë demokratë të përjashtuar nga Kuvendi: Tentojnë të futen brenda. Garda nuk i lejon
Janë 12 deputetë demokratë që do të mungojnë sot në seancën e sotme plenare, për shkak se ata kanë shkaktuar kaos në seancat e shkuara. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
PD e ankoimoi vendimin e djeshëm për përjashtimin e 4 të parëve në Byronë e Kuvendit dhe deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë se tashmë deri në shqyrtimin e kësaj kërkese vendimi i përjashtimit është i pezulluar ndaj edhe atyre i lind e drejta për tu futur në seancë. Por Garda e Republikës nuk i ka lejuar dhe deputetët i janë bashkuar protestuesve, teksa Byroja e Kuvendit është mbledhur dhe konfirmoi maswn disiplinore. Berisha ndodhet ende në Seli.
Në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Për këtë arsye seanca do të drejtohet nga Ermonela Felaj. Mazhoranca e bëri të qartë se do ta refuzojë kërkesën e demokratëve, pasi sipas socialistëve Nikolla e ka zbatuar me korrektësi rregulloren, pasi kuvendi ishte në situatë të jashtëzakonshme e kësisoj seanca nuk mund të vijonte normalisht dhe duhej kaluar menjëherë në votim. Ndërkohë, jashtë Kuvendit, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vijojë “revolucionin” bashkë me mbështetësit e tij.
Fraksion.com