AktualitetNATO/BETë fundit

Zëvendësshefi i NATO-s në Mynih: Lufta në Ukrainë do të implikojë se si do të formësohet bota më pas

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s merr pjesë në fillimin e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Të hënën (13 shkurt 2023), Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană mori pjesë në një panel diskutimi që shënoi fillimin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, në Berlin, Gjermani. Diskutimi u përqëndrua në pushtimin brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, dhe implikimet e regjimeve autoritare që përpiqen të përmbysin dhe riformësojnë elementet e rendit ndërkombëtar.

Z. Geoană nënvizoi trimërinë e popullit ukrainas, pasi “ata luftojnë për jetën e tyre, për lirinë, për tokën e tyre”. Ai shtoi se lufta në Ukrainë gjithashtu ka implikime se si do të formësohet bota pas luftës. “Ka të bëjë me rendin në Evropë, sigurisht, por ka të bëjë edhe me rendin në çështjet botërore, në mbarë botën.

Bashkëpanelistët e z. Geoană ishin Olha Stefanishyna, Zëvendëskryeministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik; Tobias Lindner, Ministër i Shtetit i Gjermanisë në Ministrinë e Jashtme Federale; Nathalie Tocci, drejtoreshë e Istituo Affari Internazionali në Romë; dhe Christoph Heusgen, ambasador dhe kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

 

Fraksion.com