“Tre fazat e skenarit”, Berisha: Yuri Kim dhe Edi Rama u angazhuan në shkatërrimin e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar sonte në Top Story se Edi Rama dhe Yuri Kim janë angazhuar në skenarin për shkatërrimin e opozitës, duke favorizuar në disa situata edhe Lulzim Bashën.
Në lidhje me vendimin e Apelit më 3 mars, Berisha ishet i sigurt që ekziston një alternativë e vetme.
Fillimi i muajit mars pritet ti japë fund sagës për drejtimin e Partisë Demokratike. Pothuaj një vit pasi Enkelejd Alibeaj kërkoi zhbërjen e vendimit Zhukri që riktheu Sali Berishën në selinë blu, gjykata e apelit dha sinjale se sherri i demokrateve për logon dhe vulën e partisë do zgjidhet me date 3 mars.
“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agashin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë.
Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më gjashtë mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.
Yuri Kim i shkon në zyrë Lulit dhe i thotë duhet ti vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen ë zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo, unë direkt dola në konferencë shtypi. Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Twitterin, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua. Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gerge Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit. Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen.”- tha Berisha.
Fraksion.com