AktualitetNATO/BETë fundit

“Po punojmë ngushtë me BE-në”, Stoltenberg: Aleatët e NATO-s do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se aleatët e NATO-s, duke punuar ngushtë me BE-në, do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, në mënyrë që Kievi të mund “të ruajë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”.

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”, tha Stoltenberg teksa hapi një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. “Sot do të diskutojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme, e cila është thelbësore për të ndihmuar Ukrainën të mbizotërojë si një shtet sovran i pavarur dhe për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

“Presidenti Putin bëri dy gabime strategjike – ai nënvlerësoi forcën dhe guximin e popullit të Ukrainës dhe forcave të saj të armatosura dhe nënvlerësoi vendosmërinë dhe unitetin e NATO-s dhe partnerëve tanë”, shtoi Stoltenberg.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov po marrin pjesë gjithashtu në takim.

Gjatë fjalës së tij hapëse, Stoltenberg i kërkoi audiencës të ngrihet për një moment heshtjeje në solidaritet me viktimat e tërmetit vdekjeprurës që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

 

Fraksion.com