Peleshi në takimin e 9-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë sot në takimin e 9-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd James Austin III.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi bëri të ditur se, vendet pjesëmarrëse rikonfirmuan vullnetin për të mbështetur Ukrainën
Ai theksoi se, Shqipëria qëndron e pa lëkundur në mbështetje të popullit të Ukrainës.
“54 vende, pjesë e koalicionit në mbrojtje të lirisë së Ukrainës rikonfirmuan vullnetin dhe kohezionin për të vijuar e shtuar mbështetjen, në një kohë kur paqja duket ende larg. Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah popullit të Ukrainës, me mbështetje politike dhe ushtarake”, shkroi Peleshi.
Fraksion.com