Life StyleTë fundit

“Nuk ngacmohet gruaja e shokut”, Bledi debaton ashpër me Armaldon: Ke fantazi perverse

Bledi në perceptimin e Luizit ishte ai personi që do debatonte dhe do krijonte situata të pakëndshme në shtëpi, por në debatin që Bledi pati me Armaldos, banorët mendojnë që faji është i Armalodos pasi e ka ekzagjëruar. E gjitha nisi pas komentit të Armaldos, i cili i tha Luizit “kujdes gruan”, kur Bledi ishte me temperaturë, i shtrirë në krevat.

Bledi i tha Armaldos të mos flasë si “skuthat pas shpine”,  por nëse ka diçka për të thënë, t’ja thotë në sy. Ai e cilësoi komentin e tij, si poshtërsinë më të madhe në këtë Big Brother, pasi në gjykimin e tij, ajo këshillë nuk kishte vend. Duke folur me ironi, Bledi i tha Armaldos se ai ndoshta është rritur në një ambient, ku shoku i ngacmon gruan shokut, por ai nuk e ka në karakter një gjë të tillë. Armaldo reagoi ashpër ndaj deklaratës së Bledit dhe i tha atij se ajo që tha është provokim i rëndë. Bledi e cilësoi fantazinë e Maestros si perverse dhe i tha atij që ai koment nuk bëhet, aq më tepër kur ai po lëngonte në krevat.

 

Fraksion.com