Kjo është gjëja që i mungon Tea Trifonit nga “Big Brother Vip”
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip”. Eksperienca e saj zgjati rreth një muaj dhe ajo u eliminua të shtunën që lamë pas nga formati.
Tanimë si ish-banore, Tea është aktive me intervista të ndryshme rreth eksperiencës së saj. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike. Gjatë diskutimit ajo, tregoi më shumë rreth rutinës së saj tani që nuk ndodhet më atje brenda dhe se si po përshtatet me gjithçka.
“Jam e lumtur që kam mundësinë të bëj telefonata me kë të dua tani”- tha Tea.
Ish-banorja zbuloi më herët se ende nuk e kishte prekur telefonin, kishte zgjedhur që të ‘merrte frymë’ në njëfarë mënyre njëherë dhe pastaj të shikonte se çfarë ndodhte me botën jashtë.
“Pafund mesazhe që akoma nuk i kam lexuar sepse dua të ambientohem njëherë me jetën reale, çfarë ndodh jashtë”- tregoi ajo.
Jeta reale për Tea Trionin a është ashtu siç e kishte lënë para se të hynte në shtëpinë e “BBV” apo më ndryshe dhe më e paparashikuar?
“Jo, mua më është dukur njësoj me thënë të drejtën. Nuk më është dukur dhe aq ndryshe, familjarët dhe njerëzit e mi janë mirë ashtu si i lashë”- u shpreh Tea.
Përveç kësaj Tea zbuloi gjithashtu se ka qëndruar në shtëpinë e saj dhe e vetmja gjë që i mungon mund të jetë ajo zhurma dhe toni i lartë i zërit nga shtëpia e “BBV”.
“Të flesh vetëm është paqja më e madhe që ekziston mendoj unë. Akoma nuk më janë mësuar veshët me qetësinë e shtëpisë. U mësova atje vetëm me zhurma dhe tonalitete të larta dhe tani më duket sikur më mungon diçka, është shumë qetësi shtëpia ime.”
Tea ka treguar se një pjesë e banorëve që janë larguar tashmë nga shtëpia e “BBV” dhe që ka pasur raport të mirë i kanë shkruar dhe e kanë ndihmuar me mënyrën se si të përshtatej me jetën jashtë.
Fraksion.com