Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor e martë 14 shkurt 2023

Ky është horoskopi  ditor për ditën e sotme e martë 14 shkurt 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Sot do reflektoni gjatë para se të veproni dhe vetëm pasdite mund të merrni vendime në çdo fushë. Ju të dashuruarit mund të keni në mëngjes disa konflikte shumë të vogla, por që do kalojnë pa probleme serioze. Pas mesditës do pajtoheni e do dashuroheni marrëzisht. Për beqarët do paraqiten mundësi shumë herë më të mira nga më parë, mjafton që ata t’i shfrytëzojnë sa më shumë. Në punë mos keni frikë për asgjë sepse gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve që keni bërë. Për ju nuk ka pengesa të pakalueshme. Paratë do jenë në një gjendje të kënaqshme

Demi

Mërkuri do e favorizojë qëndrueshmërinë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë të jeni edhe më eksperimentues. Nëse keni një lidhje mos i shkoni kot së koti kundër atij që keni në krah, por reflektoni pak dhe do e kuptoni se në fakt keni të njëjtat ide dhe mendime. Ju beqarët do keni takime të përshpejtuara dhe as vetë nuk do e kuptoni sesi do ju ndryshojë rrjedha e jetës. Në punë aftësia që keni për t’u përshtatur e për të folur hapur do ju ndihmojë të ecni akoma më përpara. Sektori i financave do jetë më i bllokuar dhe do gjendeni herë pas here në vështirësi.

Binjakët

Turbullirat yjore do ju pengojnë sot të ecni përpara. Nga ana tjetër as ju nuk do jeni luftarakë. Nëse keni një lidhje do debatoni dhe do keni probleme të vazhdueshme me atë që keni në krah. Edhe pse do e kuptoni që i keni ju gabimet më të mëdha nuk do e ulni hundët aspak. Ju beqarëve as nuk do ju shkojë nëpër mend të kërkoni dashurinë sot dhe do ju pëlqejë jeta që bëni. Në punë do i ngatërroni të gjitha gjërat dhe në vend që të hidhni hapa para do ktheheni mbrapsht. Financat do kenë vështirësi serioze. Mos merrni hua, por kërkoni ndihmë për t’ia dalë me aq para sa do keni nëpër duar.

Gaforrja

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha problemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Çdo pengesë do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.

Luani

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Askush nuk do ua kalojë dhe asgjë nuk do ju mposhtë. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Buxheti do fillojë të rehabilitohet.

Virgjëresha

Vendosmëria juaj as nuk lëkundet aspak sot. Do jeni të bindur për çdo hap dhe nuk do ju trembet syri aspak. Ju të dashuruarit do qëndroni edhe më shumë kohë me atë që doni dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Sot do ndiheni gati edhe për të marrë disa vendime përfundimtare për të cilat më parë nuk keni mundur dot. Ju beqarët do preferoni të njihni sa më shumë persona e më pas të vendosni çfarë do bëni. Në punë do jeni profesionistë dhe do ua mbushni mendjen eprorëve për t’iu vendosur në një post të ri. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem sepse dini gjithmonë si të veproni.

Peshorja

Do jeni edhe më të zgjuar gjatë kësaj dite dhe do dini përherë si të veproni në çdo lloj rasti. Ju të dashuruarit do jeni romantikë pafund dhe do krijoni një ambient si në përralla. Partneri do magjepset edhe njëherë pas jush dhe do ju dashurojë pa kushte. Ju beqarët do jeni më entuziastë dhe të gatshëm për të njohur sa më shumë persona. Sot do mjaftoheni me kaq dhe nuk do hidhni hapa më tej. Në punë mund të bëheni paksa xhelozë për arritjet e kolegëve dhe do guxoni diçka gjigande. Paratë do i keni më shumë nën kujdes dhe situata nuk do ketë probleme.

Akrepi

Sot do jeni shumë më të hapur dhe tolerues falë ndikimit të madh të planetëve. Nëse keni një lidhje, mundohuni të gjeni sa më shumë momente të lira për t’i kaluar me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të përmirësohet akoma më shumë. Po arritët të flisni edhe për disa pengje të pazgjidhura, një etapë e re e shumë ë bukur do fillojë për ju. Ju beqarëve do ju pëlqejë të rrezikoni dhe mund të joshni dikë që është i zënë. Në punë do ndiheni herë pas here nën presion dhe të lodhur, por nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Me financat duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe gjithçka do shkojë mirë.

Shigjetari

Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Zemra do i shtojë rrahjet. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Pranojeni pa ngurruar. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.

Bricjapi

Gjërat nuk do ju ecin mirë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do e kundërshtoni për çdo gjë njëri-tjetrin dhe nuk do arrini dot të merreni vesh qetësisht. Secili do këmbëngulë me të vetat dhe nuk do gjeni një zgjidhje. Ju beqarët ka rrezik të mos veproni me mendje dhe do bëni gabime të pafalshme. Në vend që jeta t’iu përmirësohet, sot do fillojë t’iu ndërlikohet edhe më tepër. Në punë do ndiheni të demoralizuar pa filluar ende ato që keni bërë dhe mezi do shtyni ditën. Problemet financiare do ju shtojnë ankthin dhe merakun gjatë gjithë kohës.

Ujori

Një pjesë e ëndrrave do fillojnë t’iu realizohen gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do e dëgjoni shumë partnerin dhe do bëni më shumë ato që do ju thotë ai sesa ato që do mendoni vetë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e zjarrtë falë ambientit romantik që do krijojë ai që ju dashuron. Ju beqarët do filloni të ndjeni për një koleg apo për një shok të vjetër. Në punë do ju paraqitet një mundësi shumë e mirë, të cilën nuk duhet ta humbisni për asnjë lloj arsyeje. Do hidhni hapa para në karrierë. Financat do jenë të sigurta dhe goxha të mira.

Peshqit

Nuk do jeni gjithë kohës realistë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të shkaktojë probleme të vogla. Ju që keni një lidhje do e filloni ditën me debate për paratë e përbashkëta. Pranojini gabimet sa më parë nëse doni që marrëdhënia të mos përkeqësohet. Ju beqarët nuk do jeni me këmbë në tokë dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme në të ardhmen. Për fatin e mirë në punë do jeni disi më kreativë nga dje. Do ju vihen më në pah meritat. Nga ana tjetër do e shihni të udhës edhe shmangien e debateve me kolegët. Gjendja financiare do jetë shumë më e qetë se disa ditë më parë.

 

Fraksion.com