AktualitetBota+Të fundit

Erdogan i reciton ezanin dhe i vendos emrin fëmijës së një prej viktimave të tërmetit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka vënë emërin një foshnje të porsalindure një viktime në një spital në Stamboll.

Gjatë vizitës së tij në spital për të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrimtar, ai recitoi ezanin mysliman në veshin e foshnjës dhe e quajti atë “Ayse Betul”, duke e përsëritur atë tre herë. Mediat turke shkruajnë se kërkesa ka ardhur nga nëna e vajzës së sapolindur.

Mijëra të mbijetuar nga tërmetet e javës së kaluar në Turqinë jugore janë duke marrë ndihmë mjekësore, pas lëndimeve të marra.

Të paktën 31,643 njerëz vdiqën në dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, ndërsa mbi 80,000 të mbetën të plagosën.

 

Fraksion.com