AktualitetPolitikëTë fundit

“Ambasadori më erdhi më erdhi në zyrë”, Berisha: Barak Obama urdhëroi përgjimin e telefonit tim

Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”.

I ftuar në “Top Story” Berisha tha se telefoni i tij është përgjuar nga ish presidenti amerikan Barack Obama.

Ai tha se Obama kishte urdhëruar përgjimin e 125 kryeministrave në botë dhe në listë ka qenë edhe emri i tij.

“Telefoni im u përgjua nga Barack Obama. Barack Obama kishte urdhëruar regjistrimin e 125 kryeministrave dhe në listë ishte emri im”, deklaroi ai

Berisha u shpreh se në kohën që ishte në pushtet kishte urdhëruar që asnjë ambasador i vendeve të NATO-s të mos përgjohej.

“Më vjen një herë një ambasador. I kam thënë po të regjistruam ne ty do të thonë po të regjistron një vend armik se urdhri im ishte të mos përgjohej asnjë ambasador i NATO-s. ndërkohë unë jam përgjuar nga Obama. Kanë dalë listat. Mes tyre ishte edhe emri im. Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim.”, ka deklaruar ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com