SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Rusia!
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit arbitrar ose provokimit nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.
“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë. Ushtroni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Mos udhëtoni në Rusi”, tha ambasada amerikane në Moskë.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e tyre që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.
Frarksion.com