AktualitetTë fundit

Hidhet në erë hoteli ‘Bizanti’ në Sarandë! Ortakët Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë

Saranda u zgjua sot nga zhurma e shpërthimit të fuqishëm në një hotel, që shkaktoi panik te qytetarët, ndërsa lënda plasëse shkatërroi tërësisht godinën.

Sasia e tritolit u vendos në hyrjen e një hoteli në pronësi të Spiro Çabirit dhe Dhimitër Evangjeliu  në bulevardin e qytetit ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Hoteli ‘Bizanti’ që u hodh në erë në Sarandë ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Evangjeli Dhimitri, të cilët prej vitit 2002 janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë.

Më parë, pronari ka pasur konflikte pronësie me ish-ortakët e tij për hotel “Bizant” si dhe për një piceri që gjendej në katin e parë. Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, njofton policia. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin. Sasia e eksplozivit të përdorur ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dhe picerinë ka shkaktuar dëme në pothuaj 20 biznese të tjera të shëtitores.

 

Fraksion.com