AktualitetTë fundit

Hedhja në erë e hotel “Bizantit”, paralizohet qarkullimi në Sarandë, bllokohen nga policia rrugët kryesore

Pak orë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Sarandën rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, policia e këtij rrethi ka bllokuar rrugët kryesore të qytetit duke filluar nga qendra. Kjo gjë ka sjellë paralizimin e qarkullimit në qytet.

Sasia e tritolit është vendosur në hyrjen e një hotel “Bizanti” në bulevardin e qytetit bëri që i gjithë hoteli të rrëzohej për tokë, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth.

Godina e synuar nga autorët e eksplozivit është pothuajse e rrënuar ndërsa ende nuk ka raporte për lëndime në njerëz.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë hotelit të shembur për të zbardhur ngjarjen.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, .

Shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme të shumta në bizneset dhe objektet pranë hotelit që ishte shënjestra e aktit kriminal. Xhama të thyer, dyer të dëmtuara e madje dhe struktura me dëmtime janë ato që kanë mbetur pas. Nga vetë hoteli vetëm pluhur e gurë.

Hoteli ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri dhe ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

1676270308_page.jpg

 

Fraksion.com