Life StyleTë fundit

Olta dhe Dea akuzuan njëra-tjetrën se e kanë manipuluar, por çfarë mendon vetë Amosi?

Në Prime-in e kësaj mbrëmjeje u diskutua përplasja e Olta Goxharit dhe Dea Mishel, e cila nisi në përfundim të spektaklit të kaluar.

Dyshja folën për marrëdhënien mes tyre, duke shprehur se “kanë bërë paqe”, megjithatë nuk i lanë pas mendimet e tyre për njëra-tjetrën.

Olta: Kemi folur dhe kemi gjetur një paqe. Kemi kaluar kohë shumë të bukura bashkë. U mërzita për gjërat e tjera që tha pas reagimit tim për ikjen e Amosit. Mendova që kaq mirë sa kemi kaluar bashkë dhe ti paske pasur gjithë këto dyshime, thashë pse e ngre zërin në këtë formë tani që iku Amosi. Nuk kam një argumentim tjetër përveç faktit se është në nominim.

Dea: Nuk kam si ta shpjegoj se si jam ndjerë, jam përpjekur të flas me banorët. Nuk jam ndjerë mirë, ndaj kur erdhi shfaqja bëra atë pikturën interaktive.

Kristi: Amosi nuk ka qenë në lojë deri vonë dhe Olta dhe Dea e dinin këtë gjë dhe e kanë përdorur këtë fakt. Kur Olta ndihej keq shkonte te Amosi, të njëjtën gjë edhe Dea. Kur iku Amosi, fajësuan njëra-tjetrën.

Amosi ka thënë për herë të parë fjalën e tij rreth debateve të Oltës dhe Dea Mishel. Dy vajzat i hodhën fajin njëra-tjetrës për largimin e Amosit, madje bënë edhe akuza të anasjellta për manipulim.

Por vetë Amosi nuk mendon se është manipuluar as nga Olta dhe as nga Dea. Në Prime-in e sotëm, ai u shpreh se e vlerëson reagimin e Oltës kur ai u eliminua.

Sa i përket Deas, Amosi mohoi të jetë ndjerë i manipuluar nga ajo, teksa për dasmën e Luizit dhe Kiarës tha se ishte zgjedhja e atij të rrinte me Dean.

Olta aty brenda ka patur një mik, kjo është arsyeja pse u përlot. Për Dean, nuk e kam parë në këndvështrimin që më ka manipuluar, thjesht vendosa të rrija afër dikujt që kam xhan”-tha Amosi.

 

Fraksion.com