Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor e shtunë 11 shkurt 2023

Ky është horoskopi  ditor për ditën e sotme e shtunë 11 shkurt 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ka mundësi të mos keni shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur asgjë nuk ju shkon mirë. Jeta juaj ne çift do jetë e mbushur me vështirësi të njëpasnjëshme. Shumë persona do ju provokojnë dhe do ju nxitin të ziheni me partnerin. Ju jo vetëm që do bini pre e tyre, por mund të thoni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë shumë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë vërtet do iu shtohen përgjegjësitë, por nga ana tjetër do iu jepet edhe më shumë autonomi veprimi. Ecni gjithmonë pata dhe mendoni se gjithçka do ju realizohet më së miri. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as shumë të këqija.

Demi

Gjatë kësaj dite do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni me optimistë. Jeta juaj në çift ka për të qenë shumë e bukur. Do i lini mënjanë problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të këndshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga disa miq dhe do arrini të paktën të realizoni takime. Në punë do jeni më të gatshëm edhe për të ndërmarrë sfida. Nuk do ju mungojë aspak kurajoja dhe nuk do ju druheni aspak konkurrentëve. Edhe në orët në të vona do vazhdoni të jeni të motivuar. Financat do jenë të mbrojtura, megjithatë për të siguruar edhe të ardhmen mundohuni të bëni një menaxhim sa më të mirë.

Binjakët

Sot do jeni gjatë gjithë kohës me nerva sepse asgjë nuk do ju ecë si e kishit parashikuar. Duhet të mundoheni të jeni sa më të kthjellët në mënyrë që mos gaboni. Nëse keni një lidhje do dyshoni gjithë kohës për partnerin dhe nuk do mund të dashuroheni asnjë moment qetësisht. Mos prisni as në mbrëmje surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do keni më shumë besim tek vetja dhe do dini si të veproni në çdo moment. Në orët e pasdites mund të përjetoni edhe ndonjë emocion të vogël. Në punë vetëm durimi mund t’iu ndihmojë t’ia dilni mbanë. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm.

Gaforrja

Falë Neptunit sot do e shihni botën me një sy tjetër. Do jeni edhe më idealistë nga më parë. Ju që keni një lidhje do kaloni një ditë pozitive. Do diskutoni gjatë me partnerin dhe do merrni disa vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen. Për ju beqarët do jetë dita e takimeve të mëdha që do e ndryshojnë për mirë të ardhmen. Në punë do jeni më të gatshëm se më p[arë për të bërë lëshime. Do i përmbushni edhe objektivat që i kishit vënë vetes prej disa kohësh, prandaj do ndiheni të qetë. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet, madje mund të ketë edhe goxha përmirësime për disa.

Luani

Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë t’i shprehni ndjenjat, të diskutoni dhe të shkëmbeni idetë. Nëse jeni në një lidhej mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe do arrini ta mbështesni fort atë që doni. Në tërësi ambienti në çift do jetë i ngrohtë. Ju beqarët do keni një surprizë shumë të bukur nga një person që keni shumë kohë që e njihni. Ja që ndonjëherë asgjë nuk mund të parashikohet. Në punë duhet të jeni më vigjilentë me disa kolegë sepse fshehurazi mund t’ua punojnë mbrapa krahëve. Me shpenzimet duhet të jeni të logjikshëm dhe të duruar.

Virgjëresha

Dielli këshillon më shumë maturi dhe vëmendje gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata mundet edhe t’u dalë jashtë kontrollit. Ju që jeni në një lidhje do flisni me sinqeritet me partnerin dhe me shumë gjasë do ecni përpara pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme. Ju beqarët do e keni më të lehtë të shprehni mesazhet dhe mund t’iu ndodhë diçka magjike. Në punë mos u tregoni paranojakë dhe mos u fiksoni pas detajeve më elementare. Në planin financiar nuk keni për të pasur surpriza të mëdha. Vazhdoni të jeni sa më të kujdesshëm që edhe e nesërmja të jetë e qetë.

Peshorja

Ka mundësi që sot të riktheheni pas në kohë dhe të bëni edhe një përmbledhje të atyre që keni kaluar. Nëse keni një lidhje, ambienti në jetën tuaj do jetë disi më i ngrohte. Do jeni gjatë gjithë kohës në humor të dy palët dhe do bëni gjithçka që zemra t’iu rrahe akoma më fort. Ju beqarët mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse mund të lëndoheni. Në punë do bëni të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mira me disa kolegë dhe ata do ju ndihmojnë të gjeni rrugën më të mirë që duhet të ndiqni. Buxhetin duhet ta mbani më shumë nën kujdes të paktën për disa ditë sa të kalojë periudha delikate.

Akrepi

Gjatë kësaj dite pritet të ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Nëse keni një lidhje do ofroni më shumë siguri për partnerin dhe marrëdhënia mes jush do përmirësohet akoma më tepër. Përherë do jeni mbështetje për atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë mund të realizoni një takim vendimtar që do ju ndryshojë rrjedhën e gjërave. Në punë shefat do ju përgëzojnë për çdo gjë që keni arritur dhe mund t’iu besojnë edhe disa misione të rëndësishme. Në planin financiar do jeni shumë më të vendosur për ta përmirësuar situatën dhe nuk do ju trembin as masat striktë që duhet të merrni.

Shigjetari

Duke pasur Hënën në krah, sot, në një mënyrë apo në një tjetër do ju gjeni zgjidhje disa pengjeve të vjetra dhe do ndiheni më të qetë në mbrëmje. Ju të dashuruarit do ndieni një nevojë të jashtëzakonshme për t’i shprehur ndjenjat dhe për ta mbajtur sa më pranë partnerin. Me fjalë të ëmbla dhe ledhatime marrëdhënia në çift do bëhet akoma më e mirë. Ju beqarët do filloni një lidhje pasionante që do iu bëjë të dridheni. Në punë do jeni më të gatshëm të investoni më shumë nga vetja dhe pse jo të merrni edhe rreziqe për të arritur sa më lart. Në planin financiar do keni tronditje të njëpasnjëshme nëse nuk merrni masa strikte apo nuk kërkoni ndihmë nga të afërmit.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak të vendosur për t’i çuar gjërat deri në fund dhe asgjë nuk do ju ecë shumë mirë. Mërkurin dhe Saturnin do i keni kundërshtarë të fortë. Ka rrezik që ju që për ju që jeni në një lidhje të ketë probleme shumë të mëdha. Të dy palët do jeni kokëfortë dhe do bëni të pamundurën që të dale e juaja. Ju beqarët do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i trishtë. Për ju nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Në punë duhet të jeni më praktikë dhe nuk duhet të neglizhoni asgjë. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse gjendja ka për të qenë gjatë gjithë kohës e kënaqshme.

Ujori

Marsi do ketë tendencë t’iu bëjë më të paduruar gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë gjithë kohën. Ka rrezik që tensioni të jetë mbizotërues. Në jetën tuaj në çift do ketë edhe divergjenca të shumta pasi për asgjë nuk do merreni vesh me njëri-tjetrin. Për çdo temë do keni opinione të ndryshme. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe nuk do arrini t’i joshin personat që pëlqeni. Për ju ka për të qenë një ditë si gjithë të tjerat. Në punë duhet ta organizoni mirë çdo gjë dhe më pas të filloni ta vini në zbatim. Në këtë mënyrë çdo gjë do ecë për mrekulli. Buxheti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do gjendeni në vështirësi për të kryer shpenzimet e domosdoshme.

Peshqit

Gjatë kësaj dite askush nuk do ua vërë veshin dhe nuk do i marrë për bazë ato që do thoni. Kjo gjë në fakt do ju trishtojë pa masë. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi t’i hidhni sytë diku tjetër sepse jo vetëm që do rrezikoni lidhen që keni, por do lëndoni shumë edhe veten. Ju beqarët do e adhuroni lirinë që keni dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar statusin. Në punë, Mërkuri do ju ndihmojë t’i shihni gjërat më qartë dhe do dini si të veproni. Edhe mënyra juaj e komunikimit do jetë më e besueshme për të tjerët. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë dhe mos ndërmerrni rreziqe pasi situata do ju përkeqësohet edhe më shumë nga sa mund ta kishit menduar.

 

Fraksion.com