AktualitetPolitikëTë fundit

“Shpjegimet i dhashë në prokurori”, Gjiknuri pas dëshmisë në SPAK: Rruga Elbasan-Tiranë, një nga abuzimet më të mëdha

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK ku ka dëshmuar për hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ai ka qëndruar përreth 40 minuta në Prokurorinë e Posaçme, teksa foli për mediat pas daljes.

Mësohet se Gjiknuri është thirrur nga prokurorët në lidhje me një kallëzim që ai vetë ka bërë për rrugën Tiranë Elbasan në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës.

“Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha rruga Tiranë-Elbasan që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori, kështu që nuk kam gjë për të shtuar”, tha Gjiknuri pasi doli nga SPAK.

Bëhet fjalë për një padi të bërë nga Gjiknuri në vitin 2017 ndaj ish drejtorit të ARRSH-së Dashamir Xhika, për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Xhika ishte drejtor që vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste per Integrim.

 

Fraksion.com