AktualitetPolitikëTë fundit

“Name and shame”, Berisha zbulon një tjetër praktikë opozitare dhe jep emrat e parë: Do emërohen hajdutët dhe do iu vihet një tabelë. (Ja ç’thotë për protestën)

Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli sot në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita.

Berisha ka  zbuluar një praktikë të re opozitare që do të ndiqet.

I pyetur nga gazetari Osman Staa nëse do e udhëheqë protestën e nesërme apo do të udhëhiqet, Berisha tha:
“Të gjitha variantet janë të mundshme. Është e hapur”.

“Është sipari i një revolucioni, i cili fillon me protestën e nesërme dhe vazhdon me triumfin. Do ketë protesta të fuqishme si e nesërmja, do ketë protesta të vogla. Do ketë nga ato ‘name and shame’, emëroje dhe truproje. Këtyre hajdutëve një tabelë te shtëpia do iu vihet, në mure. Atyre të cilëve SKAP-i i partisë i mbron. Të banosh afër një krimineli elektoral dhe të mos ia vësh etiketën ‘kriminel elektoral’ pse SKAP e mbron bëhesh bashkëfajtor. Tani do ketë betejë të përgjithshme. Nuk do etiketohet njeri i ndershëm dhe i paimplikuar pavarësisht nga bindjet politike.

Këta si Erion Veliaj, si puna e kësaj që dihen, drejtoreshës famoze e AKSHI-t që ka shpenzuar për mbrojtjen kibernetike 200 mln euro falso. 200 mln euro tendera sekrete. Ministrat…A e morët vesh ju historinë e fundit Rama-Balluku.

Shpallet tenderi për pistën e garave të makinave, në Elbasan. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë, pas tre ditësh Edi Rama shpall konkursin veten kryetar të jurisë shpall fituesin. Katër kompani botërore, duke punuar, duke paraqitur ofertat, çdo gjë dhe e zeron këtë. Thotë këtë garë e fitoi tenderi …tenderi do dhe 5 javë për t’u mbyllur, por shpall fituesin tre ditë pas shpalljes së tenderit. Këta kanë humbur çdo lloj sensi. Atëherë në këtë rast do fillojë praktika ‘name and shame’, emëroje dhe turpëroje. Emërimi është vetëm një, hajdut ke vjedhur. Ta dinë qytetarët se kalojnë pranë një banese që ka një hajdut të madh. Është një gjë popullore, por e dobishme”, tha Berisha.

 

Fraksion.com