AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: McGonigal dhe ministrat orgjira në lokalet e natës në Tiranë, si e urdhëroi Rama Etilda Gjonin të shkonte në një takim në Vjenë për…

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.

Ai tha se McGonigal dhe ministrat e Ramës kanë bërë orgjira në lokalet e natës në Tiranë dhe për këtë sipas tij ka prova me fotografi.

“Dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner dhe amoral që iu tha shqiptarëve se e ka pritur një herë në zyrë dhe se i kishte dërguar një sms dhe ishte dhe një shoqërues me të. Rama ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Doshin dhe Dakon, por Toma ka qenë, në Vjenë. Ai ka urdhëruar Etilda Gjonin ministre të Drejtësisë në një aktivitet kryekëput në shkelje të ligjeve të vendit por dhe të SHBA. Etilda Gjoni nuk është as hartuese e as prokurore e gjykatëse. Ajo nuk ishte asnjë motiv që të nisej sepse Toma paguante 5 mln euro për hetim Mcgonigal për atentatin që gjoja i kishin organizuar. Hetimi në Vjenë s’u bë nga Toma, por nga qeveria për Doshin. Kjo me qëllimin që njërin që kishte zgjedhur për president ta akuzonte për vrasës, Aty e keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami Tomës që; më ka thirrur Ilir Meta. Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Ministrja s’ka dashur që të shkojë, përkundrazi i ka bërë të qartë se kjo nuk është detyrë e saj. “Të dërgojmë prokuror” i ka thënë, por ai ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në pyetje apo proces, kjo është histori i turpshme. Rama ka urdhëruar shpalljen e tij qytetar nderi në Tropojë për të shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Së treti, McGonigal, Erion Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira, absolutisht po, në klube nate dhe në lokale gjysëm errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurtë, kjo që them. Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim. Prandaj Edi Rama mendon se do të bllokojë komisionin. Jo, komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij. Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij, ka rekrutuar mes tyre apo jo për llogari të rusëve, këtë e thonë të tjerë. Unë nuk mund ta them këtë. Ju e dini se atje ka një hetim, një pjesë të mbidheshme e një pjesë të nëndheshme. Por tani rrethanat tregojnë, provojnë qartë se vetëm kanë qenë budallenjtë rusë, ose Deripaska nuk ka qenë një strofull zbulimi rus, se ndryshe ky nuk kishte si të mos jetë, dhe nuk ka si të mos jetë një agjent i atij vendi. Këto rrethana janë të reja.”, tha Berisha.

Ai u shpreh më tej se ne do japim kontributin në këtë hetim.
“Komisioni do hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij.
Ai sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej t’i imponohej me detyrën e tij, ka rekrutuar midis tyre apo jo për llogari të rusëve këtë e hetojnë të tjerët. Këtë s’mund ta them unë. Rrethanat provojnë qartë vetëm në rast se kanë qenë budallenj rusët, ose Deripaska nuk ka qenë një strofull zbulimi rus se ndryshe nuk ka si të mos jetë një agjent i atij vendi. Këto rrethana janë të reja, ndërkohë po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti nëpërmjet një shtetasi turk, janë përpjekje nga më të ndryshme që bëhen për të shpëtuar nga rryma ku po i merr dhe ky shtetas turk thuhet se ia paska dhënë Agron Nezës për t’ia dhënë në emër të Duçkës paratë me porosi të Edi Ramës.
Neza i thoshte do vijnë do vijnë sepse i priste nga Duçka ato para. Duçka është një nga kockat mafioze sot, është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, deklaroi kreu i PD.

 

Fraksion.com