Zjarrfikësit luftojnë flakët në portin Iskenderun të Turqisë
Zjarrfikësit po punojnë për të shuar një zjarr në portin Iskenderun të Turqisë, sipas një ekipi të CNN në terren të enjten.
Tym i dendur vazhdon të ngrihet nga porti ndërsa zjarrfikësit dhe të paktën dy avionë zjarrfikës tentojnë të shuajnë flakët.
Porti jugor turk mbeti i mbyllur pas dëmeve të mëdha nga tërmeti i së hënës dhe zjarrit pasues që shpërtheu mes kontejnerëve në terminal.
Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë tha të mërkurën se përpjekjet për të luftuar flakët ishin në vazhdim.
“Ekipet tona po punojnë vazhdimisht në portin e Iskenderunit për të qetësuar zjarrin nga ajri dhe toka”, shkroi ministria në Twitter.
Fraksion.com