Turqia merr oferta ndihme për tërmetet nga afro 100 vende
Rreth 95 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare kanë premtuar ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues të kësaj jave, tha të enjten Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
Për momentin, 6,479 personel shpëtimi nga 56 vende janë në terren, shtoi Cavusoglu gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Ankarasë.
“Ekipet nga 19 vende të tjera do të jenë në vendin tonë brenda 24 orëve”, komentoi ai.
Kujtojmë se ndihma globale është derdhur në Turqi pas katastrofës së së hënës, e cila deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 17,000 njerëzve dhe ka plagosur dhjetëra mijëra të tjerë në vend dhe Sirinë fqinje.
Situata është më komplekse në Siri. Më herët sot, një autokolonë ndihme e Kombeve të Bashkuara kaloi nga Turqia në Sirinë veriperëndimore për herë të parë që nga tërmeti, pasi gara për të marrë ndihmë ndërkombëtare në vend pengohet nga një konflikt politik shumëvjeçar dhe një krizë akute humanitare.
Fraksion.com