Prekëse! Premtimi i Luizit për Kiarën, kur të dalin do ta çojë tek varri i babait!
Kryefjala e këtij realityshow, Luiz Ejlli, është i pandalshmi i lojës që diçka i doli jashtë parashikimeve, rënia në dashuri.
Që në ditët e para ai shfaqi pëlqim për moderatoren Kiara Tito, ndërsa ndjenjat u rritën dita ditës.
Pavarësisht refuzimeve të Kiarës, Luizi diti ta bëjë për vete ndërsa moderatorja i dha një mundësi. Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën.
Madje, ai ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.
Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën tek varri i babait, për t’i prezantuar nusen.
Këto fjalë e prekën dhe Kiarën, e cila ka treguar edhe më herët që ndihet mirë dhe e vlerëson përkushtimin dhe dashurinë që Luizi i jep çdo moment.
Mirëpo, s’dimë sa të forta do të qëndrojnë themelet e kësaj marrëdhënieje prej hyrjeve të reja në shtëpi. Flitet se Keisi Medini është detyruar nga produksioni t’i trazojë ujërat e lidhjes së tyre duke pyetur Kiarën:
“Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”
Fraksion.com