“Po gjen një mënyrë për…”, Tea – Deamishel: Bledi ka filluar ngacmimet?
“Krisja” e miqësisë me Oltën e ka shtyrë Dean të gjejë ngushëllim te Tea, apo edhe të ndajë biseda të ndryshme me të.
Dea i tha Teas se kishte folur me Bledin për situatën e krijuar në “Prime” e kaluar me Luizin. Sipas saj, Bledi i kishte thënë se ajo u duk si “vrasëse” me atë që i bëri Luizit, duke dërguar në nominim atë, Kiarën dhe Efin.
Sipas Deas, Bledi i kishte thënë se u tregua gjakftohtë që nuk reagoi fare në asnjë moment, ndonëse Luizi doli nga vetja dhe e ofendoi me fjalë të rëndë.
Kjo e fundit u shpreh se ajo përjetoi një bllokim në atë moment dhe se kishte vetëm dy rrugë, ose do qante krah Amosit ose do qëndronte gjakftohtë përballë asaj situate.
Tea i tha Deas se, Bledi po gjen një mënyrë për t’i ngritur asaj humorin.
Fraksion.com