“Përjashtimi i deputetëve të PD-së nga Kuvendi”, Salianji: Qesharake! Rama kërkon të eliminojë me çdo formë opozitën
Komisioni i etikës vendosi të përjashtonte 8 deputetë të opozitës për 10 ditë, pasi në seancën e shkuar të Kuvendit, kanë bllokuar foltoren.
Ervin Salianji, një prej deputetëve të përjashtuar, i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24 e quajti këtë vendim si qesharak dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës.
“Qesharake, përpjekje foshnjarake e maxhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës. Rama kërkon të eliminojë me çdo formë opozitën dhe fjalën, i shmanget një skandali që i djeg miza nën kësulë thotë populli. Mendon se do ta mbulojë duke përjashtuar për 10 ditë deputetët.
Ne nuk kemi thyer rregulloren, kemi kërkuar interpelancë me Kryeministrin për çështjen McGonigal. Në vend që të merren masa ndaj atyre që nuk japin fjalën, shkohet tek përjashtimi i deputetëve.
Kur bëhet kjo para një proteste, edhe më mirë, bën për të treguar se në çfarë gjendje është kjo qeveri. Koha e shpjegimeve me kryeministrin ka mbaruar, tani duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Salianji.
Fraksion.com