Merr flakë banesa në Fushë Krujë, ndërron jetë 92-vjeçari
Një 92-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme. Banesa e moshuarit u përfshi nga flakët.
I moshuari ishte i sëmurë, vuante nga skleroza dhe nuk arriti të dilte jashtë duke gjetur vdekjen. Për të kujdeseshin nipat, mirëpo në momentin e flakëve ato nuk ndodheshin në banesë.
Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një ngrohëse me korrent, të cilën 92-vjeçari e përdorte për t’u ngrohur.
Fraksion.com