“Lidhet me Olta Gixharin”, Efi tregon për “telefonatën e fshehtë”
Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari, “armike të përbetuara” të “Big Brother VIP” duket se do të mbeten njësoj edhe në jetën reale.
Megjithëse brenda në shtëpi vajzat patën një darkë sqaruese që u duk sikur qetësoi ujrat dhe e ktheu Efin në anën e Oltës, në fakt ndodhi e kundërta!
Efi vazhdoi t’i qëndrojë mendimit të saj se e sheh Oltën si një personazh “të lig” siç shprehej ajo, ndërsa tregoi se s’do t’i kthente kurrë shpinën mikut të saj, Luizit.
Pas eliminimit, Efit i është bërë një “Telefonatë e fshehtë” nga stafi i “Top Albania Radio”, ku i kërkonin të bënte në të ardhmen një photoshooting me Oltën.
“Si mike por edhe si rivale” ishte kërkesa e stafit që e ka çuditur Efin. Kësaj kërkese, ajo i është përgjigjur kategorikisht JO.
“Jo, kjo gjë nuk ka shanse të ndodhi”- tha Efi.
Efi ishte në kulmin e lojës së saj kur u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, për shkak të “pushtetit” që iu dha Dea Mishelit për të nxjerrë në nominim tre persona.
Ajo zgjodhi Luizin, Efin dhe Kiarën, duke prishur kështu treshen e famshme që ia kishte vendosur grupit emrin “LEK”. Mirëpo, nuk vonoi edhe “hakmarrja” e Kiarës, duke nxjerrë të martën në nominim Oltën, Dean dhe Tean. Njëra prej tyre do ta lërë shtëpinë të shtunën.
Fraksion.com