AktualitetTë fundit

Lëkundje tërmeti në Elbasan, magnituda 3.9 i shkallës Rihter

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit dhe 10 kilometra nga Librazhdi.

Sipas të dhënave të EMSC-së, dridhjet e tokës kanë qenë të magnitudës 3.9 të shkallës Rihter. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera.

Kujtojmë se më 15 janar, një tjetër tërmet që u ndje fort goditi Shqipërinë.

Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter.Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe më 13 janar në Shqipëri. Sipas Sipas Institutit të Gjeoshkencave IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 2.9 e shkallës Rihter. Lëkundjet u regjistruan në thellësinë 11.8 km me epiqendër qytetin e Klosit.

Kujtojmë se tërmeti më i rëndë që tronditi vendin, është ai i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4. Tërmeti u ndje VI ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor të vitit 2020 në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky termet humbën jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhë 1 viktimë dhe Tiranë 1 viktimë.

Në qarkun e qytetit të Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Numri i të plagosurve arriti rreth 2000 vetë. Më shume se 12 mijë njerëz ngelën pa strehë.

 

Fraksion,com