Horoskopi ditor e enjte 9 shkurt 2023
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotmee enjte 9 shkurt 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Falë Mërkurit sot nuk do keni frikë të shpreheni dhe të thoni mendimin tuaj pa detyruar askënd t’iu besojë. Ju që jeni në një lidhje do keni ndryshime rrënjësore. Do jeni me të hapur e më tolerante me partnerin dhe do jeni gati të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë do keni ide të shkëlqyera dhe shefat do pranojnë që ju t’i vini në veprim. Besimi i tyre për ju do jetë akoma më i madh. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara të cilat do e turbullojnë situatën.
Demi
Besojini intuitës gjatë kësaj dite dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Sot mund të bëni edhe disa zgjedhje. Ju që keni një lidhje do jeni mjaft sensualë dhe do e surprizoni në çdo moment personin që keni në krah. Do ndiheni vërtet mjaft mirë. Ju beqarët do realizoni takime interesante, por do keni frikë të hidhni hapa më tej. Po pritët gjatë keni për t’u penduar. Në punë, nëse jeni në grup do e keni çdo gjë më të vështirë. Një nga kolegët do mundohet të marrë meritat tuaja prandaj tregohuni vigjilentë. Në planin financiar do kaloni goxha vështirësi dhe vetëm me ndihmën e familjareve nuk do mbeteni pa para.
Binjakët
Disa probleme te vogla do ua prishin humorin gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje mund t’iu lindin debate të forta me partnerin. Mundohuni të jeni pak më tolerantë dhe të dëgjoni atë që tjetri ka për t’iu thënë. Diplomacia nuk është asnjëherë e gabuar. Nëse jeni beqarë mos prisni ndonjë ndryshim të menjëhershëm pasi sot nuk është dita e duhur. Në punë, të gjitha përpjekjet që keni bërë së fundmi do shpërblehen. Kjo gjë do ju qetësojë pasi çdo gjë ja ka vlejtur. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar nga dje, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pambarim.
Gaforrja
Do jeni shumë seriozë sot dhe do i mbani larg emocionet. Nëse keni një lidhje, ndryshe nga disa kohë më parë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me statusin që keni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do jetë një ditë goxha e ngarkuar. Shtojeni pak ritmin e punës, por sigurisht pa lënë asgjë pas dore. Ndihmën e të afërmve ose kolegëve pranojeni sepse do e keni të nevojshme. Gjendja e financave do lërë për të dëshiruar. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para që do ju mbeten sepse në të kundërt do keni probleme.
Luani
Plutoni do ju nxitë të kërkoni më shumë liri e pavarësi gjatë kësaj dite. Në fakt do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë gjë dhe gjithçka do realizohet. Ju që keni një lidhje do merreni vesh më së miri me atë që keni në krah dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Gjithçka ka për të ndryshuar. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe t’i merrni gjërat sa më shtruar. Në këtë mënyrë do e gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë do jeni shumë më të vëmendshëm nga më parë dhe do merrni përsipër edhe detyra të vështira. Në asnjë moment nuk do dekurajoheni. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do kryeni shpenzime të tejskajshme dhe gjendja do përkeqësohet.
Virgjëresha
Sot do keni nevojë të qëndroni vetëm, të mendoheni për ato që keni kaluar e për të ardhmen. Ju që keni një lidhje do ndiheni keq. Partneri nuk do ju kushtojë vëmendjen që ju keni pritur gjithë këto kohë. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do realizoni takime fantastike të cilat do iu çojnë drejt lidhjeve serioze. Në punë, temperamenti prej lideri, do bëjë që të mos e ulni hundën në asnjë moment. Edhe pse nuk do keni shumë forcë do bëni të pamundurën për të mos u dorëzuar. Në planin financiar duhet të bëni të pamundurën qe t’i mbani të ardhurat sa më të mira. Do lodheni pak, por do ja dilni mbanë.
Peshorja
Gjate kësaj dite do bëni shumë pyetje për të mësuar disa të vërteta. Jo çdo gjë do jetë e thjeshtë për t’u arritur, por të paktën do mundoheni. Për ju që jeni në një lidhje adrenalina do shtohet dhe kënaqësitë do jenë më të mëdha se kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Ju beqarët do përzgjidhni gjatë gjithë kohës dhe do humbisni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë do jetë një ditë shumë e ngarkuar dhe e tensionuar. Mund të keni divergjenca me disa kolegë ziliqarë. Në planin financiar do jeni gjithë kohës me fat dhe gjendja do mbetet e mirë pavarësisht se do kryeni edhe shpenzime.
Akrepi
Sot do jeni shumë të logjikshëm dhe largpamës. Do i peshoni mirë gjërat, do shihni të mirat e të këqijat e secilës e më pas do veproni. Për ju që keni një lidhje nuk do ndodhë asgjë e keqe. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe shprehini pa fund ndjenjat. Nëse jeni beqarë do mendoni për një dashuri të humbur dhe as që do e keni mendjen për të parë dikë tjetër. Duhet të ndryshoni në fakt sepse po vazhduat kështu do vuani më shumë. Në punë ambienti do jetë më i qetë dhe do i arrini më shpejt qëllimet që i kishit vene vetes. Buxheti do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Do i shlyeni edhe disa borxhe.
Shigjetari
Urani do ju bëjë shumë të paduruar dhe nervozë sot. Do irritoheni edhe me gjërat më të vogla. Ju që keni një lidhje nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përkeqësohet ndjeshëm. As që do i kuptoni gabimet e bëra dhe nuk do pranoni të kërkoni falje. Ju beqarët do jeni të qartë dhe realistë prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Në punë, detyrat që do iu jepen do kërkojnë me patjetër bashkëpunim me kolegët e tjerë. Merrni kohën e duhur për të bërë çdo gjë edhe pse mund te keni ndonjë vonesë. Në planin financiar gjendja do jetë goxha e mirë dhe do mund të hiqni edhe disa para për të ardhmen.
Bricjapi
Sot nuk do ndiheni shumë të sigurt për ato që doni të bëni dhe në disa momente do stepeni. Për të dashuruarit dita nuk do jetë shumë e mirë. Do konfliktoheni edhe për gjërat më të vogla me partnerin. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos i shmangin të gjithë personat që do iu joshin, por fillimisht njihuni me ta. Në punë do keni ide të shkëlqyera, por do keni frikë t’i vini në zbatim. E mira është të veproni sa më parë sepse edhe po gabuat do mësoni shumë gjëra. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do kryeni shpenzime të jashtëzakonshme dhe problemet do jenë serioze.
Ujori
Hëna dhe Marsi do ju bëjë që t’iu ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të bëheni shumë nevrikë. Ju që jeni ne një lidhje më mirë të mos ndërmerrni rreziqe të tepruara sepse partneri nuk do jetë në humor dhe mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status si më parë. Në punë do kërkoni përherë ndihmë sepse vetë do jeni të bindur se nuk ja dilni dot. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vështirësi nuk do ketë aspak.
Peshqit
Natyra juaj e çiltër do bëjë që t’i kaloni shpejt edhe problemet që mund t’iu dalin gjatë rrugës. Hënën dhe Marsin do e keni përherë mbështetje. Në jetën tuaj në çift harmonia do mbizotërojë në çdo moment dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Çdo çast do jetë më i veçantë se tjetri. Ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do realizoni takimin më të bukur të jetës tuaj. Gjithçka ka për të ndryshuar shpejt. Në punë do jeni më të rezervuar dhe me të përgjegjshëm për çdo gjë prandaj do ja dilni mbanë për gjithçka. Në planin financiar do dini mirë si t’i bëni llogaritë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.
Fraksion.com