AktualitetBota+Të fundit

Foto sa njëmijë fjalë: Shpëtimtari grek mban në duar foshnjën turke, gazetari: Greqia që e kërcënuam “do vijmë papritur një natë” na dha një mësim

Fotografia e publikuar nga një gazetar turk ka bërë xhiron e rrjetit. Në foto shihet një pjesëtar i ekipit të shpëtimit grek që ka shpëtuar një fëmijë turk.

Greqi1

“Greqia që e kërcënuam ‘do të vijmë papritur një natë’ i dha një mësim humanizmi diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan gazetari HasanCucuk në statusin e tij të publikuar në Twitter.

Greqi

Turqia dhe Siria u goditën nga tërmeti shkatërrimtar 7.7 ballë, ku mbi 17 mijë persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Greqia është solidarizuar me shtetin turk. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi menjëherë për dërgimin e ekipit të shpëtim-kërkimit në Turqi.

 

Fraksion.com